13 janar 2011

Buffon debuton kundër Catanias

Portjeri i Juventusit, Gianluigi Buffon do t’a bëjë debutimin e tijë të shumëpritur kundër Catanias në ndeshjen e Kupës së Italisë të Ejten, konfirmon Ansa.

32 Vjeçari luajti vetëm një lojë kundër Paraguayt në Kupën Botërore dhe që nga atëherë ishte jasht fushave të gjelbërta.

Rikuperimi i tij tani është i kompletuar dhe ai do të startoj kundër Sicilianëve që udhëtojnë nesër në Torino.

Buffon do t’i shkaktoj kokëqarje Luigi Del Nerit pasi që edhe Marco Storari ka performuar në mënyrë të shkëlqyer dhe ka zëvendësuar deri në perfeksion portjerin më të mirë në botë dhe legjendën e Juventusit, Gigi Buffon.

Storari tanimë ka bërë të ditur se nuk është se nuk do të jetë i kënaqur me rolin e zëvendësuesit tek Juve dhe padyshim që do të ketë konkurentin më të fortë që ka imagjinuar Gigi Buffon.