Presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, mendon se ardhja e Federico Machedas nga Manchester United, do ta plotësojë vendin e Antonio Cassanos, i cili u largua në drejtim të Milanit.
Mëngjesin e të hënës agjenti i lojtarit të ri italian tha se pritet vetëm zyrtarizimi i huazimit të Machedas te Sampdoria, ashtu që ai do të jetë në dispozicion të klubit në ndeshjen e të dielës kundër Romës.
“Ai do ta plotësojë zbrazëtirën e lënë nga Cassano dhe padyshim që do të luajë mirë”, citohet Garrone nga Rai Sport. /