03 janar 2011

Arshavin në Juventus

Në start të vitit 2011, tek Juventusi emri i Arshavin po bëhet gjithnjë e më i afërt me klubin. Pas spekulimeve për Dzeko, Agger, Bale, Van Persie së fundmi emri i lakuar me klubin Juventin është Arshavin.
Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 18 milion Funta (20 milion Euro) për lojtarin në fjalë. 29 Vjeçari Russ i cili arriti nën urdhërat e Wenger në vitin 2009, është një nga lojtarët e parapëlqyer të Del Nerit i cili sipas webfaqes ‘Caughtoffside’ e dëshiron këtë lojtar për përforcimin e sulmit Bardh e Zi.
Gjithashtu edhe agjenti i Aquilanit është shprehur shumë optimist për blerjen e kartonit të lojtarit në fjalë nga ana e Juventusit, sepse Aqua është në një formë të mrekullueshme në ambientin Torinez.