Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, do të mungojë së paku 20 ditë si pasojë e lëndimit të muskulit.
31-vjeçari u lëndua të dielën në stërvitje, ndërsa të hënën iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat treguan se ai e ka lënduar muskulin, ndërsa rikuperimi i tij pritet të zgjasë rreth tri javë.
Bardhezinjtë të enjten duhet të luajnë pa sulmuesin e tyre kundër Parmës.