22 janar 2011

Lyon kërkon Sissokon, Juve pas Lassna Diarra

Lyon është në kërkim të mesfushorit të Juventusit, Mohamed Sissoko por bëhet e ditur se kjo marrëveshje nuk do të arrihet para verës së ardhshme kur pritet që Juve të bëj ndryshime të mëdha në skuadër.

Nga Lyon u largua mesfushori shkatërrues Jean Makoun, tani ata kan indentifikuar Sissokon si zëvendësimi i tijë.

Kështu Lyon i është bashkuar Schalkes, Wolfsburgut, Genoas, Fiorentinas dhe Napolit të gjitha këto të interesuara për gjigandin Malian.

Në anën tjetër Juve po përcjellë qe një kohë të gjatë Lassna Diarran e Real Madridit, lojtari është shumë i mirë në repartin defansic por ka edhe një teknikë të mrekullueshme.

Juve po kërkon një lloj lojtari që e shiti në vitin 2006, Vieiran tek Inter dhe Lassna Diarra është me karakteristikat më të afërta me Francezin.