22 janar 2011

Edhe Man. United pas Diarra

Nuk është vetëm Juventus pas Lassna Diarra, mesfushori Francez i Real Madridit. Mendohej se Juve ka në plan Lassna Diarran pasi që Sissoko do të largohet gjatë verës, por tani në garë është edhe United.

Sipas vebfaqes së njohur Angleze, caughtoffside.com Manchester United është i gatshëm t’i plotësoj kushtet e Perezit që kërkon jo më pak se 22 milion Euro për lojtarin, vetëm e vetëm që Ferguson t’a ketë një lojtarë rreth të cilit do t’a ndërtoj mesfushën.

Në ditët në vazhdim pritet ndonjë konfirmim apo hedhje poshtë e këtyre zërave nga Man United, pasi që sipas kësaj vebfaqe klubi Anglez e ka në prioritet Francezin.