21 janar 2011

Luis Fabiano kërkon Juventusin

Luis Fabiano dhe Juventusi pëlqehen. Ky është një fakt. Por nga klubi bardhezi nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin brazilian të Seviljes. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit Hoze Fuentes:

“Bardhezinjtë nuk kanë treguar asnjëherë interes, -ka thënë ai, - as me mua, as me Seviljen. Juventusi mbetet një klub i madh dhe kampionati italian është një zgjidhje e pëlqyeshme”. Sulmuesi brazilian kushton 10 milionë euro.

Në orët e fundit duket se vetë Luis Fabiano ka shprehur në saitin e tij në internet dëshirën për t’u larguar nga kampionati spanjoll: “Mungon edhe pak nëse do Zoti. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”.