21 janar 2011

Barzalji një hap larg “Zonjës”

Juventusi është shumë afër marrjes së Barzaljit për të përforcuar mbrojtjen. Lojtari italian është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Volfsburgut, Diter Hënes, duke marrë miratimin për të kaluar me kosto zero te bardhezinjtë.

Barzalji do të takohet sërish me drejtuesit e klubit gjerman për të diskutuar në lidhje me detajet e operacionit që do ta lironte përfundimisht nga Volfsburgu dhe në këtë pikë Juventusi mund ta marrë futbollistin për të përforcuar mbrojtjen.

Për krahun e djathtë, gjithmonë në mbrojtje, janë shtuar kontaktet me Parmën për Kristian Zakardon, ish-shoku i skuadrës i Barzaljit te kombëtarja e Italisë, Palermo dhe te Volfsburgu.