21 janar 2011

Krasic: Inter ose Milan? Gjithmonë ëndërroja Juven

Mesfushori i Juventusit, Milos Krasic ka zbuluar se qëllimi jetësor i tijë ishte të nënshkruante me Zonjën e Vjetër nga Torino.

Anësori Serb i cili është në nga më të mirët në Serie A këtë sezonë jo pakë herë e ka bërë publike ëndërrën e tijë për fanelën e Juves.

“Dëshiroja vetëm Juventusin dhe gjithmonë i kam dashur këto ngjyra që kur Vladimir Jugovic luante këtu,” tha ai për Il Corriere dello Sport.

“Dejan Stankovic më dëshironte tek Inter? Nuk jam i sigurtë për këtë si dhe nuk e di saktë nëse Inter më kërkonte, por sidoçoftë nuk do t’a ndërroja zgjidhjen time.”

“Shumë vite më parë mund të shkoja në Milan, gjithashtu edhe këtë verë më dëshiruan shumë klube, por unë tanimë kisha zgjedhur Juventusin.”