21 janar 2011

"Juventusi një skuadër e madhe"

Luis Fabiano dhe Juventusi pëlqehen. Ky është një fakt i vërtetë. Por nga shoqëria bardhezi nuk ka arritur asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin brazilian të Seviljes. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i sulmuesit të Selecaos, Jose Fuentes: "Bardhezinjtë nuk kanë shprehur asnjëherë një interesim konkret për lojtarin, është shprehur ai, për calciomercato.it- as duke më kontaktuar mua, as me Seviljen. Juventusi mbetet një skuadër e madhe dhe kampionati italian një zgjidhje e preferuar". Luis Fabiano kushton plot dhjetë milionë euro. Të merret në Torino mbetet për momentin më shumë një ëndërr sesa një realitet, duke parë që asambleja e aksionerëve bardhezi nuk ka miratuar asnjë buxhet ekstra për merkaton e muajit janar. Në orët e fundit dukej që, vetë Luis Fabiano ishte shprehur në Twitter për dëshirën për të ndryshuar skuadër: "Mungon shumë pak, nëse zoti dëshiron… Shpresoj që gjithçka të shkojë në rrugën më të mirë", lexohej në profolin e sulmuesit. Gjithçka të bënte të mendoje për Juventusin, por ky lajm është mohuar menjëherë nga menaxheri i sulmuesit: "E përsëris që deri në këtë moment e vetmja ofertë zyrtare ka mbërritur nga Korinthias. Për momentin, kemi mbetur vetëm në nivelin e disa sondazheve indirekte, që në merkato nuk kanë asnjë rëndësi". Braziliani, ndërkohë ja ka lënë gjithmonë një derë të hapur konkurrentëve të mundshëm: "Jemi në pritje për të mësuar se çfarë duhet të bëjmë, ka shpjeguar Fuentes. Nëse duhet të qëndrojë në Sevilje do ta pranoj. Por, nëse duhet të mbërrijë një ofertë interesante edhe për klubin do ta marrim në analizë dhe mund të zgjedhi të largohet. Italia mbetet një zgjedhje e dashur dhe Juventusi një klub i madh". Fjalë të vogla dashurie, por shumë sinjifikative..