14 janar 2011

Juventusi eliminon Catanian

Juventusi ka eliminuar nga Coppa Italia skuadrën nga Sicilia, Catania, me anë të një fitoreje prej 2-0 në Stadiumin Olimpik të Torinos.
Bianconerët ishin më të mirët në terren, ndërsa përpjekjet u shpaguan kur Milos Krasic realizoi (35’) pas asistimit të Alessandro Del Pieros.

Me të filluar pjesa e dytë Simone Pepe dyfishoi epërsinë (54’), tani me ndihmën e Giorgio Chiellinit.

Me këtë fitore Juventusi pos që u kualifikua më tej në Coppa Italia, shënoi dhe një rikthim në formë pas dy humbjeve radhazi nga Parma dhe Napoli.