14 janar 2011

Buffon: Rikthimi? Ndjenjë madhështore

Ai është kthyer, portjeri i Juventusit u rikthye si një startues këtë mbërmje ku Juve e mposhti Catanian me rezultat 2-0 njëherit edhe u kualifikua më tutje në garë për Kupën Italiane.

“Një ndjenjë madhështore! Për disa lojtarë që e kan fituar Kupën e Botës, kan luajtur në finale të Championsit, një ndeshje e thjeshtë në Kupën e Italisë nuk do të thoshte shumë, por për mua ishte shumë pozitive dhe vërtetë jam i lumtur me këtë.”

“Paradë e mrekullueshme? Nëse nuk e bëjë këtë, duhet të tërhiqem nga futbolli (qesh Buffon). Jam rikuperuar plotësisht dhe me gjithë zemër dua t’i falëmnderoj këta fansa. Mbështetja e tyre do të thotë shumë për mua.” përfundoi Gigi Buffon.