18 janar 2011

Juventus tenton shkëmbimin Amauri – Vucinic

Juventus është e gatshme t’ia filloj punës në kërkim të një sulmuesi me ofertën bërë Romas për një huazim të sulmuesit Mirko Vucinic dhe Amaurit në drejtim të Romës, raporton shtypi Italian.

Tuttosport thotë se Vucinic është i hapur për një ndërrim ambienti pasi nuk i ka mardhëniet e mira me trajnerin, Claudio Ranieri.

Një shkëmbim i këtillë do t’i jepte hapësirë Malazezit të luante rregullisht dhe Amaurit do t’i jepej shansë e re për t’u kthyer në binarë.

Gjithsesi se marrëveshja do të vendoset nga drejtuesit e Romës nëse ata janë të gatshëm t’a lëshojnë sulmuesin e tyre, pasi që Marco Borriello dhe Adriano po japin sinjale pozitivie.

Në anën tjetër Marotta punon në vazhdimësi, po përgaditë edhe një ofertë tjetër për sulmuesin Brazilian të Sevillas. Agjenti i Luis Fabianos u shpreh i hapur për një kalim tek Juve.