18 janar 2011

Galliani ndalon kalimin e Antoninit në Juve

Milan është në kërkim të Ziegler dhe Criscito, por gjithashtu mund t’a përdorë edhe të ‘harruarin’ mbrojtësin e majtë të sajë Luca Antonini.

Massimiliano Allegri e ka lënë me një anë këtë mbrojtës i cili kaloi një sezon fenomenal sa ishte nën urdhërat e Leonardos.

Mbrojtësi në fjalë nuk është i kënaqur me trajtimin që po i’a bëjnë Milanezët, andaj agjenti i tijë D’Amico i preferoi një kalim në Juve të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi me çmim të ulët.

Edhe Marotta u pajtua me këtë lëvizje, por Adriano Galliani e bllokoi një transferim të tillë sepse nuk dëshiron t’i shesë lojtarë Juves.