Burime pranë ekipit anglez të Liverpool konfirmojnë për Daily Mirror se mbrojtësi danez, Daniel Agger, është vënë në merkato nga drejtuesit e ‘Reds’.
26-vjeçari nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Roy Hodgson dhe kërkon të largohet. Fakti që Liverpool po interesohet për mbrojtësin e qendrës të Werder Bremen dhe kombëtares gjermane, Per Mertesacker, është një tjetër sinjal se Agger është pranë largimit.
Marrëdhëniet e mira që Juventus ka me ekipin anglez bëjnë që Zonja e Vjetër të jetë në radhën e parë për marrjen e shërbimeve të mbrojtësit.