Jose Mourinho, ish-trajneri i Inter dhe trajneri aktual i Real Madrid, është zgjedhur si “trajneri më i mirë për klubet” në vitin 2010 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Mourinho, i cili fitoi në vitin 2010 “tripletën” me Interin (Kampionat, Champions dhe Kupë), mori 294 pikë. I dyti u rendit tekniku i Barcelonës, Pep Guardiola, me 188 pikë.
Trajneri portugez e kishte marrë më parë këtë çmim në vitet 2004 dhe 2005. 63 shtete e renditën Mourinho-n në vendin e parë.
Në vend të tretë u rendit Louis van Gaal, trajneri i Bayern Munchen, i cili fitoi në vitin 2010 Bundesligën gjermane, Kupën e Gjermanisë dhe doli në finalen e Champions League.
Ja renditja e 10 trajnerëve më të mirë sipas IFFHS:
1. José Mourinho (POR-Inter/Real Madrid) 294
2. Josep Guardiola (ESP-Barcelona) 188
3. Louis van Gaal (HOL-Bayern Munchen) 75
4. Quique Sanchez Flores (ESP-At.Madrid)46
5. Carlo Ancelotti (ITA-Chelsea) 41
6. Alex Ferguson (GBR-Manchester United)38
7. Arsene Wenger (FRA-Arsenal) 33
8. Celso Juárez (BRA-Inter. Porto Alegre) 24
9. Roy Hodgson (GBR-Fulham/Liverpool) 20
10. Lamine N''Diaye (SEN-Mazembe) 11