13 janar 2011

10 Sulmuesit më të mirë që mund të jenë në merkato

Këtu kemi listën prej top 10 sulmuesëve të cilët potencialisht mund të ndërrojnë ambient gjatë këtij mini-afati kalimtar të Janarit.

Për një arsye ose tjetër këta sulmues nuk po gjejnë rehatinë në ekipet përkatëse andaj mund të veshin fanelë të re këtë muaj.

Në listën më poshtë do të paraqesim të paktën nga një arsye të largimit të tyre nga klubi përkatës.

Mounir El Hamdaoui – Ajax. (Mosmarrëveshje me trajnerin)

Djibril Cisse – Panathinaikos. (Rikthimi në vendlindje tek Bordeaux)

Roque Santa Cruz – Manchester City. (Dështoi të gjente vend në planet e Mancinit)

Amauri – Juventus. (Lojtar që nuk po i’a don tek Juve, lëndime të shumta dhe mungesa e golit prej kohësh)

Robbie Keane – Tottenham Hotspur. (Ish kapiteni i kësaj skuadre, tani është harruar nga

Redknapp)

Vagner Love – CSKA Moscow (Mund të rikthehet tek Flamengo të luaj me Ronaldinhon, por ka edhe të interesuara nga Evropa)

David Trezeguet – Hercules. (Formë e mirë në klubin Spanjoll, por vonesa e pagave bën që ai mund të largohet në ndonjë ekip më të madhe Evropiane).

Miroslav Klose – Bayern Munich. (I kërkuar shumë në La Liga, agjenti i tijë konfirmoi interesimin nga Real Madridi, nuk po gjen vend tek Bayern)

Emmanuel Adebayor – Manchester City. (Dikur bomberi i Arsenalit dhe një nga më të kërkuarit në Evropë, tani është në kërkim të një skuadre tjetër, u përlesh me Kolo Touren dhe nuk po gjen vend tek City)

Diego Forlan – Atletico Madrid. (Diqka shkoi keq pas botërorit në të cilin shëndriste, tani po kërkohet nga Juventus dhe vetë lojtari preferon ndërrimin e ambientit që në Janar)