19 janar 2011

Juventus pas Victor Ruiz

Juventus është bashkuar në garën për Victor Ruizin e Espanyolit. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’ Juventus është shumë e interesuar në 22 vjeçarin i cili po impresionon me paraqitjet e tija në La Liga.

Gjithashtu edhe Napoli është vënë pas këtij mbrojtësi duke ofruar kartonin e Datolos dhe 6 milion Euro për shërbimet e 22 vjeçarit.

Juve ka ngecur në negociatat me Agger dhe Barzagli, andaj jan të gatshëm të intervenojnë në merkato për të ardhmen Bardh e Zi, pasi që 22 vjeçari ka një përvojë të konsiderueshme dhe është një nga talentët më mëdhenjë në Spanjë.

Pas mbrojtësit të Espanyolit është edhe kush tjetër përveç Manchester City e cila si duket nuk do të lërë lojtar të lirë për planet Juventine pas rrëmbimit të Dzekos.