19 janar 2011

Luis Fabiano (Twitter): Afër transferimit në Juventus

Tani kemi konfirmimin e negociatave në mes të Sevillës dhe Juventusit për sulmuesin Brazilian Luis Fabiano.

Pas bërjes publike nga drjetori sportiv i Sevillas, nëse vjen ndonjë ofertë e duhur ata do t’a pranonin tani kemi edhe konfirmimin e lojtarit përkatësisht shprehjen e dëshirës së tijë për një kalim në Juventus.

Ai përmes rrjetit shoqërorë të popullarizuar ‘Twitter’ tha: “Ka mbetur vetëm edhe pak nga transferimi im në Juventus. Shpresoj që çdo gjë të shkoj në rregull.”

Tani është në dorë të dy klubeve të arrijnë ndonjë marrëveshje kur kan mbetur vetëm edhe 12 ditë nga përfundimi i afatit kalimtar të Janarit.