19 janar 2011

D’Agostino refuzon të mëdhenjtë

Mesfushori i Fiorentinës, Gaetano D’Agostino nuk e ka ndërmend të largohet nga Firenca, duke i hedhur poshtë mundësitë e kalimit të tij tek njëra prej tri skuadrave të mëdha Italiane, Milan, Inter apo Juventus.
” Nuk mund të largohem nga këtu. Të interesuar për mua ishin të gjitha ekipet e mëdha si Inter, Milan e sidomos nuk mund ta pranojë ofertën e Juventusit pas gjithë asaj që ndodhi. Unë nuk do të largohem dhe do të mbetem këtu” deklaroi D’Agostino.