12 janar 2011

Juve, Amauri + CASH për Torres

Juventus po përgaditet për një transferim të madh gjatë veres, ata dëshirojnë sulmuesin e Liverpoolit Fernando Torres i cili nuk është i kënaqur me gjendjen momentale të klubit.

Javën e kaluar Bayern Munich ishte spekuluar se është e interesuar për sulmuesin në fjalë, sepse starti i dobët i Liverpoolit e vuri El Nino në pikëpyetje rreth të ardhmes së tijë në Premier League.

Sipas ‘Calciomercato’ Juve është e interesuar t’ia gjejë një partner perfekt Tonit në sulm, gjersa Marotta vazhdon rindërtimin e tijë në Torino.
Juve nuk po planifikon ndonjë ofertë stratosferike për Torres, ata mund të ofrojnë 30 milion Euro dhe sulmuesin e sajë Amauri.