16 janar 2011

Giudolin: Floro Flores shumë i fortë

Duke u deklaruar pas fitores së madhe të arritur në Marassi 4-2, trajneri i Udineses Francesco Giudolin foli edhe për Floro Flores përkatësisht për një transferim potencial të tijë në Juventus.

“Nuk e dijë, nëse Floro Flores është tanimë një lojtar i juventusit, por mendoj se nuk është ndonjë lojtarë vetëm sa për t’a plotësuar numrin.”

“Lojtari është shumë i fortë dhe mund t’ia dalë edhe në nivele të mëdha. Problemi në Udinese ishte se nuk mund t’a inkuadronim në formacionin bazë.”

Gjithashtu edhe Antonio Conte tha fjalë të mira për këtë lojtarë që nuk është edhe aq i mirëseardhur për tifozët Juventin.