19 janar 2011

Juventus, merkato kaotike për sulmin


E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri, është se në fund të merkatos së janarit Juventusi do të ketë një tjetër fytyrë. Pas dështimit në garën për Floro Flores, merkato e bardhezinjve është konfuze. Klubi e bleu lojtarin, por u detyrua të hiqte dorë prej kontestimeve të tifozëve. Tashmë alternativat që përfliten për repartin e përgjysmuar ofensiv janë Luis Fabiano (Seviljas i është ofruar Amauri) dhe Diego Forlan. Ndërkohë, në modë është kthyer edhe emri i Huntelar. Për të arritur te holandezi, Juve mund të përdorë Sisoko, një lojtar që pëlqehet shumë nga Shalke.