05 janar 2011

Juventus i ofron Del Pieros rolin e drejtorit

Juventus dëshiron që legjenda e klubit Del Piero të bëhet drejtor i klub pasi që ta përfudoj karrierën e tij si futbollist, citon La Gazzeta Dello Sport.

Kontrata e 37-vjecarit do të skadojë në verën e këtij viti, dhe dy partitë do të ulen dhe do të diskutojnë rreth së ardhmes.
Del Piero nuk ka ndërmend që të penzionohet pasi që është paraqitur në shumë takime të Juves këtë sezon.

Ai ka luajtur në 26 prej 28 takime të Juves, mesatarisht 55 minuta për takim.

Duke e konsideruar moshën e tij, Juventus janë të obliguar që të bëhen realistik rreth negocimit të kontratës së re.

Juventus do tia rinovoj kontratën Del Piero me disa kushte.që do ti diskutojnë së bashku.

Juventus planifikojnë që Del Piero ta penzionohet gradualisht dhe të penzionohet kur ti vijë koha.

Ai do të bëhet krahu i djathë i Gigi Del Nerit, para se ta pranojë rolin e ambasadorit të klubit.