24 janar 2011

Juventus ende të interesuar për Beck

Duket se Bianconerët janë ende të interesuar për mbrojtësin 23 vjeçar gjerman, Andreas Beck.

Kontrata e lojtarit me Hoffenheim do të përfundojë në 2012.

Mbrojtësi ka vlerë rreth 7 milionë euro, por sipas të gjitha gjasave nuk do të largohet nga gjermania deri në verën e ardhshme.