24 janar 2011

Di Natale: Goli i 100-të? Shpresoj t’a shënoj kundër Juves

Antonio Di Natale shënoi golin numër 99-të kundër Interit në fanelën e Udineses në garat e Serie A, kështu është vetëm një hap rreth kompletimit të 100 golave me fanelën e Udineses.

Sot ish sulmuesi i Empolit ka bërë një deklaratë për të përditshmen ‘La Stampa’ duke folur rreth kësaj qështje dhe tha se shpreson t’a shënoj golin e 100-të kundër Juventusit.

“Goli i 100-të? Do të dëshiroja t’a shënoja në Udinese, në stadiumin tim përpara tifozëve të mi.”

“Por tani loja e rradhës është kundër Juventusit dhe shpresoj të shënoj kundër tyre.”

Lojtari në fjalë gjatë orëve të fundit të merkatos verore e refuzoi Juventusin duke zgjedhur Udinesen ‘përjetësisht’.