12 janar 2011

Mancini: Juve mund të revanshohet me Bale

Një ditë pas prezentimit të Edin Dzekos, Roberto Mancini është një nga më të lumturit. Pas intervistimit nga “Tuttosport” ai nuk e fsheh dashurinë për Juventusin si dhe është i hapur për një kalim të mundshëm tek Zonja e Vjetër.

“Dzeko ishte lojtari më i mirë në merkato, jam i sigurtë se do t’i dëshmoj kualitetet e tija. Gjithnjë jemi pengesa e Juves në merkato? Ndoshta, por Boshnjaku shum muaj më parë ishte pjesë e planeve tona.”

“Bale? Ai është një lojtar i shkëlqyer, me shitjen e tijë Spurs humbin 50% të potencialit ekiporë. Bale tanimë kishte dëshmuar kualitetet e tijë sezonin e kaluar, por ende nuk kishte ‘eksploduar’. Tani ai është një lojtar që bën shumë para, padyshim që Juve mund të na revanshohet me këtë super talent.”

“Buffon? Ai për mua ende është portjeri më i mirë në botë. Por kemi Joe Hart i cili është ende i ri dhe ka potencial të madh, për momentin nuk bën pjes në planet tona, por do të isha i çmendur po të thoja se ‘Kurrë nuk do t’a transferojmë Buffonin’.”

Në këtë mënyrë Mancini shpreh një simpati të madhe për Juven, pothuajse në çdo intervistë ai deklaron gjëra të cilat lidhen me Juven, tani që ka mposhtur ata për Dzekon dëshiron ti qetësoj tifozët Biankonerë, edhe sa ishte tek Inter gjithmon ka thënë se është fans i madh i Juves. Kush e di ndoshta në të ardhmen do të jetë ky trajneri i Juves që do të provoj ta ‘kthjellë’ atë.