21 janar 2011

Juventus, afrohet Huntelaar

Asgjë të re për Luis Fabiano, as për Diego Forlan e as për Vucinic.
Sipas Sportitalia Juventusi ka gjetur sulmuesin adekuat në ditët e fundit të merkatos. Bianconerët janë me të vërtetë shumë afër blerjen së Klaas Jan Huntelaar nga Schalke 04.

"Gjuetari" është objektiv i Juves që një kohë të gjatë, por emri i tij në kët ditët e fundit nuk ishte përmendur aq shumë, sa për shembull, Luis Fabiano. Me sa duket Juve është duke punuar seriozisht për këtë marrëveshje.

Ish sulmuesi i Milanit mund të kthehet në Itali, te Juventusi me 7 mln € plus shërbimet e Momo Sissokos i cili është shumë afër largimit nga Juventusi.