17 janar 2011

Juve sot huazon Floro Floresin

Juventus është në rrugë të mirë për t’i siguruar shërbimet e Antonio Floro Flores të paktën deri në fund të këtijë sezoni.

Zyrtarizimi pritet të bëhet në mbrëmje, ndërsa ky huazim do t’i kushtojë Juves 1 milion Euro dhe me mundësi blerje të kartonit të plotë rreth 10 milion Euro, raporton ‘La Gazzetta dello Sport’.

Dje Del Neri tha se është në pritje të 27 vjeçarit: “Kështu thanë edhe për mua se nuk isha një trajner i duhur për Juven. Nëse Floro Flores vjen shpresoj që t’a tregoj të kundërtën.” tha Del Neri duke i kundërshtuar kritikët se ky sulmues nuk është në nivelet e Juves.

Gjithashtu Juve është e interesuar edhe për Luis Fabianon, por Sevilla dëshiron jo më pak se 10 milion Euro.