Zyrtarët e Manchester Cityt janë duke e menduar seriozisht largimin nga saga transferuese për sulmuesin Edin Dzeko, pasi ky i fundit ka paraqitur kërkesa astronomike kontraktuale.
Sunday Mirror pohon se pronari i Cityt dëshiron që me çdo kusht ta shohë Dzekon në Mançester, pa marrë parasysh çfarë kërkesa ka, por një pagë prej 170 mijë funtesh në javë duket tejet e lartë për sulmuesin boshnjak.
Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por City beson se kompromisi mund të arrihet dhe marrëveshja do të jetë funksionale shumë shpejtë.