04 janar 2011

Juve, në verë oferta për Bale

Juventus po punon për një trasnferim të anësorit të Spursave, por kjo gjë pritet të ndodhë gjatë verës. Juventus ka ardhur në përfundim se Gareth Bale po i mungon kësaj skuadre e cila nuk po ka edhe aq kualitet në anën e majtë, andaj një ofertë ‘blic’ me një shumë të konsiderueshme do të hidhet verës në konton e Spursave për ti siguruar shërbimet e 21 vjeçarit.
Juve pati planifikuar Michael Bastosin si anësorin i cili i nevoitet për krahun e majtë, por tani pas refuzimit të tijë të kaloj në Torino ajo i kthen syt kah Bale.
‘La Gazzetta dello Sport’ thotë se fokusi është kthyer kah bale, i cili po i terrorizon të gjitha mbrojtjet këtë sezonë. Juventinët përkatësisht Del Neri kan një anësorë klas në anën e djathtë, por një i majtë po i mungon Juves për t’ia dhënë balancin ekipit.
Manchester United gjithashtu është e interesuar në këtë lojtar, por shuma marramendëse e kërkuar muaj më parë nga Tottenham bënë që Fergie të tërhiqet sado pak nga gara për shërbimet e këtijë djaloshi i cili nuk po ka të ndalur me golat dhe paraqitjet e tija si në Champions ashtu edhe në Premier League.