04 janar 2011

Amauri nuk shkon te Reali

Agjenti i sulmuesit të Juventusit, Amauri, ka qetësuar spekulimet për një transferim të klientit të tij te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Italiani është lidhur me Realin pasi Gonzalo Higuain do të qëndrojë jashtë fushe për gjashtë muaj për shkak të operacionit në shpinë. Por agjenti i lojtarit, Giampiero Pocetta, ka mohuar këto supozime.

“Amauri do të qëndrojë te Juventusi, dhe nëse ai ndryshon klub, ai nuk do të jetë Real Madridi. Sigurisht është bukur të dëgjosh se Amauri kërkohet nga Jose Mourinho, por kjo është vetëm thashetheme”, ka thënë Pocetta.