13 janar 2011

Juve me ofertë për Nanin

Sipas webfaqes së njohur ‘caughtoffside.com’ Juventus në Qershor do të shkoj në Angli për t’a balancuar ekipin përkatësisht krahët e mesfushës me Portugezin e Manchester United, Luis Nani.

Më herët Juve kishte tentuar t’a sjellë talentin Portugez në Torino, dhe për të kishte ofruar Gianluigi Buffon, por marrveshja nuk u arrit.

Këtë herë Juve po e sheh nevojën e United për një portjer të klasit botërorë, dhe do të tentoj përsëri në derën e ‘Djajve të Kuqë’ me më shumë shpresë se kjo marrëveshje do të arrihet.

Operacionet e këtijë lloji janë shumë komplekse, por jo të pamundura.