13 janar 2011

Del Piero: Do t’a kalojmë krizën

Sulmuesi legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero beson se atmosfera e mirë në klub do t’i jap një ndihmë shtesë për t’i kaluar vështirësitë në të cilën gjendet klubi Bardh e Zi.

Biankonerët dështuan në dy ndeshje rradhazi kundër Parmas dhe Napolit, duke i dëmtuar masovikisht shansat për Skudeton 2010-11.

“Ne jemi shumë ekipë më ndryshe se vitin e kaluar, kjo është pse predikimet janë të vështira se a jemi apo nuk jemi skuadra anti-Milan.” tha për Guerin Sportivo.

“Së pari, kemi atmosferë fantastike në klub. Së dyti, kemi shumë vështërsi. Por e para do të na ndihmoj ta mposhtim të dytën.”

Ai foli gjithashtu edhe për jetën e tijë në Juve duke u shprehur:

“Kjo është një histori fantastike, që ka një traditë të madhe dhe unike. Thjeshtë është në histori e një familje, familja Angelli që na drejton neve prej vitit 1920. Juve, është klubi më i suksesshëm i futbollit Italian, me yje si Platini, Sivori dhe Boniperti.”

“Të përgjigjesh në dy fjalë Juve do të thotë triumfim dhe traditë.” tha fituesi i Kupës së Botës në 2006.