08 janar 2011

Inzaghi ngushëllon Quagliarellan

Sulmuesi i Milanit i ka dëshiruar të gjitha të mirat sulmuesit të Juves, Fabio Quagliarella i cili pësoi një lëndim në gju që do t’a mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit.
Inzaghi gjithashtu ka lënduar gjurin dhe është jashtë këtijë sezoni, pra të dy këta sulmues për të cilët ka përfunduar sezoni duhet të mendojnë për sezonin 2011-2012.
“Dje sapo i pashë video-gjirimet kuptova se lëndimi i Fabios ishte sikur lëndimi im,” tha Inzaghi në letrën dërguar Quaglias.
“Do të dëshiroja të thoja se më vie keq për të. I dëshiroj Fabios fat të mirë. Ditët e para do të jenë të vështira për të, por hap pas hapi çdo gjë do të bie në vend të vet.”
“Jam afër tijë. Ai do të bëhet edhe më i fortë pasi ti kaloj këto ditë dhe do të jetë edhe më shumë i pa thyeshëm. Forza Fabio!”