12 janar 2011

Del Piero: Duhet të punojmë shumë që të rikthehemi më shpejt

Kapiteni legjendar i Juventusit si dhe ikona e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero është shprehur optimist se Juve do të dal nga kriza, por ka ritheksuar se fjalët janë të tepërta në këto raste duhet të punohet shumë më shumë.

Pinturicchio në një intervistë për ‘Tuttosport’ tha se viti i ri vetëm sa kishte filluar andaj janë edhe shumë pikë në lojë, nuk ka vend për pesimizëm në skuadrën Torineze.

“Këto kohëra nuk janë të lehta, në kësi lloj situatash fjalët jan të tepërta. Duhet të punojmë më shumë për të dalur nga kjo situatë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kjo nuk arrihet me negativitet dhe pesimizëm.”

“Vetëm sa filloi viti i ri, ka edhe shumë pikë në lojë mund të rikthehemi shumë shpejt sikur Roma vitin e kaluar, por do t’a bëjmë këtë duke filluar nga e Diela, nuk ka vend më për gabime.”

“Dueht të koncentrohemi në Kupën e Italisë, fansat vërtetë meritojnë një trofe, ndonëse nuk është nga më të mirët ka një kohë që nuk e kemi fituar. Jemi duke punuar shumë dhe definitivisht rezultatet do të vijnë.” përfundoi ADP10.