24 janar 2011

Inter dhe Juve nuk kanë kontaktuar me Fabianon

Agjenti i Luis Fabianos, Jose Fuentes, ka deklaruar se Interi dhe Juventusi nuk kanë shprehur interesim ‘zyrtar’ për sulmuesin e Sevillas.

Më herët është spekuluar se Juventusi dëshiron ta transferojë brazilianin, ndërsa së fundmi Il Corriere dello Sport ka raportuar se Marco Branca i Interit është gati që të bëjë ofertë për 30-vjeçarin.

“Interi nuk ka kontaktuar as me mua as me Sevillan. Ata të cilët janë të interesuar për lojtarin duhet të kontaktojnë me ne”.

“Është njësoj edhe me Juventusin. Nuk ka asnjë kontakt zyrtar, por vetëm spekulime”, ka thënë agjenti për Calciomercato.it.