04 janar 2011

Iakuinta dëmtohet sërish, do të mungojë me Parmën

Vinçenco Iakuinta është dëmtuar sërish. Sulmuesi juventin gjatë seancës stërvitore të ditës së djeshme ka pësuar një goditje në kofshën e majtë pasi ka vendosur keq këmbën gjatë vrapimit. Në ditët në vazhdim, pas rezonancës manjetike, do të kuptohet më mirë serioziteti i dëmtimit.

Vetë Iakuinta, në momentin e dëmtimit, e ka prekur kofshën në dy pika të ndryshme dhe dukej se donte të rikthehej në fushë sepse dhimbja fillimisht ishte zvogëluar, dhe më pas ka vendosur të shkojë në dhomat e zhveshjes. Iakuinta do të mungojë në sfidat kundër Parmës dhe Napolit dhe në vendin e tij Del Neri mund të aktivizojë Del Pieron.