04 janar 2011

Gilardino, “replika” e Juves për Interin dhe Milanin

Bardhezinjtë do të kërkojnë të marrin një qendërsulmues me peshë në janar

Njëzetetetë ditë shpresë për goditjen që mund të sjellë titullin në kampionat. Milani ka siguruar kartonin e Antonio Kasanos, ndërsa Interi ka blerë Ranokian nga Xhenoa. Kontratat janë depozituar dje në LEGA-n e Serisë A me hapjen e merkatos së dimrit që do të mbyllet më 31 janar, si në të gjithë vendet e Europës. Dhe për skuadrat e mëdha të Serisë A merkato e dimrit mund të vlejë edhe për ambiciet në Ligën e Kampionëve. Gjithsesi, duhet të përgatitemi për javë intensive. Ndonjë operacion që tani konsiderohet i pamundur mund të mbyllet në ditët e fundit, ndoshta me një kalim borxh.

Në mungesë të parave… Nuk është një mister që klubi bardhezi kërkon përforcime në sulm. Rruga që të çon te Xhilardino duket se është ajo më e mundshmja duke parë se lidhja e tij me Fiorentinën është gjithnjë dhe më shumë në rrezik (tani edhe tifozët janë kundër tij), por është një operacion i kushtueshëm, deri tani i kushtëzuar nga refuzimi i Amaurit për të pranuar shkëmbimin. Por, në orët e fundit dëmtimi i Iakuintës duket se ka ndryshuar gjithçka dhe mund të bindë përfundimisht drejtuesit bardhezinj të hidhen në sulm të sulmuesit vjollcë, edhe për shkak se rivalët direktë të Juventusit, si Interi dhe Milani, kanë bërë lëvizjet e tyre para fillimit të merkatos së dimrit.

Kështu ka lindur idea për t’i kërkuar Lacios, Flokarin: gjithmonë në këmbim të Amaurit. Por nuk duhet harruar as Luka Toni. Xhenoa mund të jetë dakord edhe për një zgjidhje të përkohshme. Pasi ka siguruar Ranokian, strategjia e Interit do të duhet t’i përshtatet kërkesave të Leonardos. Në ditët e fundit është folur për një shkëmbim Zakardo-Santon, ndërsa, interesimi për Sanchez pritet të ketë zhvillime në fundin e sezonit.

Përsa i takon vlerësimit të të rinjve drejtuesit zikaltër kanë vënë në shënjestër Nuri Sahinin, 22 vjeç, mesfushor i Borusias së Dortmundit: gjermanët i kanë shtyrë negociatat për një verë. Përsa i takon Milanit, marrja e Kasanos ka përshpejtar largimin e Ronaldinjos, Por është e qartë se administratori i deleguar i kuqezinjve, Galiani, vetëm pasi të rikthehet në Itali do të mund të planifkojë pjesën tjetër të merkatos. Në këtë moment ka një emergjencë në mesfushë dhe ka mundësi që në orët në vazhdim të punohet në këtë drejtim.