18 janar 2011

Aquilani: Synimi jonë, vendi i katërt

Mesfushori i Juventusit, Alberto Aquilani dekaroi se skuadra Bianconere në këtë edicion nuk mund të përfshihet në garën për titull kampioni, pasi sipas tij konkurrentët e tjerë kanë skuadra më të forta.
” Ne nuk mund ta fitojmë titullin e kampionit me këtë skuadër që e kemi momentalisht, Milan, Inter dhe Roma janë më të fortë. Të jem i sinqertë, vendi i katërt është synimi ynë” u shpreh Aquilani.