16 janar 2011

Forlan: Unë tek Juventusi? Vetëm thashetheme

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Diego Forlan, pranon se nuk e ka me ngut për tu larguar nga klubi aktual në drejtim të Juventusit, duke hedhur poshtë raportet.
Bianconerët po kërkojnë një sulmues, pasi Kualjerala dhe Luka Toni po vuajnë nga dëmtimet. Raportet flasin për një huazim të Forlanit deri në fund të sezonit, me të drejtën për ta blerë më pas me 10 milionë euro.

Ndërkohë, sulmuesi i Atletikos ka shuar zërat, duke theksuar se është i kënaqur me jetën në Kalderon. “E kam thënë s’di sa herë, jam shumë mirë këtu dhe se kam problem të qëndroj”, theksoi Forlan për një radio, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

“Por, unë jam profesionist, nëse vjen një ofertë e mirë ne do ta vlerësojmë, dhe nëse i përmbush të gjitha kushtet atëherë unë do të ndërroj klub”, theksoi Forlan. “Deri më tani nuk jam kontaktuar dhe nuk kam marrë ndonjë ofertë konkrete. Unë nuk mund të flas rreth Italisë ngase nuk ka asgjë konkrete, veçse thashetheme”.