18 janar 2011

Lajme shkurt nga GrandeJuve


  • Zyrtare, Bent firmos për Aston Villën - Sulmuesi i Sunderlandit, Darren Bent, është transferuar në skuadrën e Aston Villës. Transferimin e tij e ka konfirmuar klubi i Aston Villës.
  • Fotolajm: Gallegos mbron fytyrën nga rrezet e diellit - Lojtari i kobtares së Kilit në Futboll U-20, Felipe Gallegos, është parë duke stërvitur të lyer fytyrën me një krem për ta mbrojtur nga rrezet e diellit.
  • Haxhi i kënaqur me lojën e Canës - Trajneri i Gallatasarajt, rumuni George Haxhi ka lavdëruar lojën e Lorik Canës. Sipas Haxhit, mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka treguar performancë mjaft të mirë në takimet miqësore që ka zhvilluar skuadra turke.
  • Babel në Hofenhajm - Holandezi që luan në radhët e skuadrës së Liverpulit, Rajan Babael gjatë merkatos së janarit mund të transferohet në skuadrën gjermane Hofenhajm.
  • “Shputa” nga Trepça kalon në Trepça 89 - Futbollisti i njohur mitrovicas, Shpëtim Fetahu, që numërohet një ndër mesfushorët më të mirë të vendit, ka vendosur që të ndërrojë skuadrën për pjesën pranverore, nga Trepça në Trepça 89.
  • FBK turne për nder të ditës së Pavarësisë - Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës do të organizoj turne ndërkombëtarë.
  • Henry rikthehet në futbollin anglez - Ish ikona Arsenalit, francezi Tierri Henry mund të rikthehet në futbollin angleze, bëjnë të ditur të martën mediet britanike.
  • Antonin te “Zonja e vjetër” - Futbollisti i Milanit, Luka Antonini mund të transferohet në skuadrën tjetër italiane, Juventus, bëjnë të ditur të martën mediet italiane.
  • Nadal lehtë kalon në rundin e dytë të Australian Open - Numri një në botë në Tenis, spanjolli Rafael Nadal ka fituar sfidën e parë në Australian Open.
  • Për arsye personale tërhiqet Sahiti - Kryetrajneri i hendbollistëve të Kastriotit nga Ferizaj, Skënder Sahiti, nuk do t’i prijë më këtij klubi. Ai është tërhequr befasisht nga pankina e klubit duke mos dhënë shkaqet.
  • Pizarro në Real Madrid - Sulmuesi i Verder Bremenit, Klaudio Pizarro mund të transferohet në gjigantin spanjoll, Real Madrid, shkruajnë të martën mediet spanjolle.
  • Dajaku: E ardhmja ime vendoset pas dhjet ditësh - Një nga mesfushorët më të mirë në futbollin e Kosovës, Taulant Dajaku, ka nisur përgatitjet me kampionen vjeshtore, Prishtinën.
  • Shengyli largohet nga Ballkani - Skënder Shjengyli është larguar nga posti i trajnerit të Ballkanit.
  • Navas rinovon kontratën me Sevillen - Futbollisti Jesues Navas e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Sevillës deri në vitin 2015, ka bërë më dije të hënën vet lojtari gjatë një konference për media.
  • Real Madrid, Zenit dhe Gallatasaraj kërkojnë Klosen - Tri skuadra të mëdha evropiane, Real Madrid, Zenit dhe Gallatasaraj, janë duke vëzhguar sulmuesin e Bajern Munih, Miroslav Klose.