Nyon, 3 janar – Përfundimet dramatike të ndeshjeve me penalti mund të bëhen e kaluar, sipas FIFA-s dhe kryetarit të saj, Sepp Blatter.
Njeriu i parë i FIFA-s po shqyrton me seriozitet mundësinë që penaltitë të hiqen nga turnetë më të rëndësishëm të futbollit, raporton Reuters.
Blatter ka deklaruar se këtë mendon ta bëjë nga Botërori 2014 në Brazil.
FIFA tashmë ka formuar një komitet, i cili do të përpiqet të gjejë një mënyrë më pak mizore sesa vendimi për ekzekutimin e penaltive në ndeshje në fazat përfundimtare të garave.