Bajerni i Mynihut është duke përgatitur një goditje “suprizë” në merkaton e dimërore të hapur më 1 janar.
Sipas anglezes Daily Mail, skuadra bavareze është futur në bisedime me Volfsburgun për marrjen e shërbimeve të sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko. Daily Mail shkruan se bavarezët kanë hedhur në tavolinë një ofertë akoma më të mirë se sa Manchester City, që sipas Telegraph Sport pritet të përfundojë brenda një jave transferimin e Dzekos në Premierligë.
Mesa duket Bajern është ofruar i gatshëm të paguajë 175 mijë stërlina në javë për lojtarin dhe 30 milionë euro për arkat e klubit të Volfsburg.