19 janar 2011

Fabiano në Juventus?

Sulmuesi brazilian i Sevilës, Luis Fabiano ka arritur marrëveshje me Juventusit, shkruan sot “La Gazzetta dello Sport”.

Sevila fillimisht ka kërkuar 10 milionë euro dëmshpërblim për brazilianin, derisa Olimpiku i Marsejës ndonëse ka ofruar 13 milionë nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen. Ndërkohë se a do të finalizohet transferimi i Fabianos në Juventus mbetet të shihet, por zyrtarët e klubit torinez nuk e fshehin dëshirën për ta pasur në radhët e tyre një sulmues të tillë. Edhe vetë lojtari në një deklaratë në “Twitter” ka lënë të hapur mundësinë për t’u bashkuar me Juventusin, duke thënë: “Shpresoj se gjithçka të shkoj mirë”. Megjithatë problemi i vetëm është kostoja e lartë për të siguruar shërbimet e Fabianos, ngase drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mendojnë se 15 milionë euro për një 30-vjeçar janë shumë.