20 janar 2011

Edhe Volfsburg në garë për Luis Fabiano

Juventus - Në këtë merkato janë të shumtë ata që duan një sulmues. Dhe jo vetëm në Itali.

Një nga më të mirët potencialisht në merkato është braziliani i skuadrës së Seviljes, Luis Fabiano. Juventusi po tenton ta rrëmbejë, por edhe ai do të vinte me vrap te bardhezinjtë..

Por në garën për të marrë bomberin brazilian, sikurse ka bërë të ditur shtypi spanjoll, është futur edhe Volfsburgu. Klubi gjerman ka si synim zëvendësimin e boshnjakut Edi Xheko, të shitur për shumë miliona euro te Mançester Siti..

Dhe pikërisht disponibiliteti i madh ekonomik klubit mund të paraqesë pengesë të madhe për ardhjen e Luis Fabioanos në qytetin e Torinos. Më shumë do të mësohet në ditët e ardhshme..