20 janar 2011

Agjenti i Forlan shihet në selinë e Juves

Juventus është i afërt me Diego Forlan. Ose më mirë, Diego Forlan është i afërt me Juventusin.

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, dje pasdite, agjenti i uruguajanit është paraqitur në selinë e Juventusit në Corso Galileo Ferraris.

Udhëheqësit e Juventusit, janë të gatshëm për të përmbushur kërkesat e sulmuesit amerikano-jugor, edhe pse kërkesa është shumë e lartë, 4.5 milionë për sezon.

Marotta është duke menduar shitjen e disa lojtarëve si: Amauri, Sissoko e ndoshta edhe Storari.