22 janar 2011

Del Neri: Duhet t’a përdorim shpejtësinë kundër Sampdorias

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri sot në konferencën e zakonshme për shtyp para lojës kundër Sampdorias që do të luhet nesër nga ora 15:00 në Marassi të Genoas tha se ekipi i tijë duhet t’a përdorë shpejtësinë kundër Sampdorias.

“Duke qenë kundërshtar i Juves, gjithmonë je i motivuar më shumë. ‘Doria do të jenë edhe më shumë të motivuar pasi që vijnë nga një vit i sukseseve për atë klub si dhe njihen me sulmues profitabil.”

“Ne duhet t’i përgjigjemi me një lojë të shpejtë, sepse e di se do të kemi presing lojë nga ata.”

“Rikuperimet? Iaquinta ende nuk është i gatshëm të luaj. Mund të jetë i thirrur, por nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në fushë. Qëllimi ynë është t’a rikuperojmë për lojën e ardhshme në Torino.”

“Martinez ende nuk është i gatshëm për 90 minuta, por me aq sa mund të luaj është shumë efektiv dhe me karakteristikat e tija përshtatet në perfeksionizëm tek formacioni ynë.”

“Amauri është kthyer gjithashtu Sissoko dhe Marchisio.”