Objektivi kryesor i Manchester Cityt, Edin Dzeko thuhet se ka dërguar një mesazh krerëve të Juventusit duke u thënë atyre që të nënshkruajnë me të.
Mediat të hënën pohuan se City kishte rënë dakord për një marrëveshje me Dzekon për një shumë me vlerë rreth € 27milion, por ata po përballen me komplikime të mëtejshme pasi që lojtari preferon të nënshkruaj me Juventusin.
Tuttosport thotë se italianët nuk do të heqin dorë nga Dzeko deri në momentin e fundit.
Agjenti i tij Irfan Radzepagic theksoi se Dzeko mori çështjen vet në dorë duke i dërguar një mesazh Juventusit me tekst: "Më bëni një ofertë."
Më tej Daily Mail, pohon se Bayern Munich janë të gatshëm për të ofruar €35 milionë për Dzekon.
Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport pretendon se Bianconerët janë duke kërkuar një alternativë të mundshme për Sergio Floccari (Lazio), Alberto Gilardino (Fiorentina) dhe Luca Toni (Genoa).
Tuttomercatoweb.com raporton se Giampaolo Pazzini është ndër më të preferuarit për t'u bashkuar me Bianconerët në janar.