03 janar 2011

Del Neri: Amauri po kthehet, Iaquinta jashtë për 20 ditë

Fitorja e Juves ndaj Lucento Sgambati ishte e nevojshme për t’iu kthyer ritmit të lojërave, sepse vikendin e ardhshëm do të rifillojë Serie A dhe Juve do të ndeshet me Parman në Olimpico.
Sinjale shumë pozitive po vijnë në aspektin taktik të lojës, gjithashtu Amauri luajti mbi një orë.
“Nuk është ende i rikuperuar plotësisht, por gjithsesi se është në rrugë të kthehet. Luajti 65 minuta kundër një ekipi amaterash dhe i duhet ende kohë të vijë në formën e tijë më të mirë fizike.”
“A do të jetë kundër Parmas? Nuk e di, këtë do t’a konfirmojmë në ditët në vazhdim.”
Ai foli gjithashtu edhe rreth lojës miqësore të luajtur sot duke thënë: “Ishte mirë të rikthehemi në fushë dhe të mundohemi t’i gjejmë hapësirat që na lejon kundërshtari. Ekipi luajti mirë duke bërë një punë të madhe gjatë këtyre ditëve, po përgaditemi për një lojë që nuk do të jetë aspak e lehtë sepse kemi një kundërshtar të shpejt dhe shumë të motivuar.”
Gjithashtu ai konfirmoi edhe lëndimin e Iaquintas, për të cilin tha se do të jetë jashtë fushave për rreth 20 ditëpasi që lëndoi muskulin gjatë stërvitjes së djeshme.